Besiktasi edhe pse e nisi mirë takimin ndaj Goztepes, në fund u desh të pajtohet me humbje me rezultat 3-1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë.
Ernest Muçi dhe Milot Rashica e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me Muçin i cili e hapi ndeshjen me golin e bukur ntë tij.
Ai arriti të shënonte në minutën e 30 të ndeshjes, kur iu shmang pozicionit jashtë loje dhe ia doli të gjente rrjetën duke i dhënë avantazhin e përkohshëm prej 1-0 Besiktasit.
Besiktasi dukej se po shkonte drejt gjysmëfinales, por Tayyip Talha Sanuc u ndëshkua direkt me të kuq, dhe nga goditja e dënimit, rezultati u barazua në 1-1 nga Romulo Cardozo.
I njëjti shënoi edhe dy herë brenda dy minutash në minutat 79 dhe 81 për të kompletuar het-trikun.
Muç laujti deri në minutën e 70-të, ndërsa Rashica ishte në fushë deri në minutën e 83-të. /Telegrafi/