Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se ai ka gjetur personin e brendshëm që po i plason në media informatat nga klubi.
Blaugranët ishin një burim i vazhdueshëm lajmesh dhe historish në dhomat e zhveshjes sezonin e kaluar nën drejtimin e Xavi Hernandez, por trajneri gjerman duket se e ka qetësuar këtë trend.
Kjo jo pak varet nga atmosfera e mirë në klub dhe rezultatet e forta që Flick ka marrë që kur mori drejtimin në Kataluni. Megjithatë ai mendon se ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund historive që dalin nga dhoma e zhveshjes.
Sipas La Portera de Nunez, Flick tani ka ndaluar stafin mjekësor dhe zyrtarët e shtypit nga dhoma e ngrënies në terrenin e stërvitjes, ndërsa skuadra e parë qëndron në ato intervale kohore.
Disa madje janë larguar nga udhëtimet me ekipin, dhe Flick është i bindur se midis këtyre dy departamenteve ishin burimi i rrjedhjeve të informatave në media.
Kjo është një histori që mbështetet nga informacionet e Radio Catalunya, të cilët thonë se megjithëse Joan Laporta dhe Deco lejohen ende të hyjnë, Flick ka ndarë hapësirën për lojtarët.
Sigurisht që ka qenë i dukshëm ndryshimi mes këtij sezoni dhe atij të kaluar, ku azhurnimet pothuajse çdo orë dukeshin të dilnin nga klubi.
Kishte raportime se Xavi madje kishte kaluar nëpër telefonat e disa prej stafit të tij në mënyrë që të përpiqej të rrënjoste rrjedhjen, por kjo u mohua ashpër nga Xavi, i cili mori masa ligjore për shpifje ndaj gazetarit në fjalë.
Flick është lavdëruar gjithashtu për trajtimin e tij me shtypin dhe gjithçka që rrethon Barcelonën, duke e kthyer fokusin përsëri drejt futbollit, pavarësisht nga çështjet e shumta jashtë fushës që ende e pengojnë klubin.
Një pjesë e kësaj ka qenë një qasje shumë më e ashpër me konferencat e tij për shtyp, të cilat janë zhvilluar ekskluzivisht në anglisht, ku Flick në përgjithësi ka shmangur dhënien e përgjigjeve të gjata, ose futjen në më shumë detaje se ç’duhet. /Telegrafi/