Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, është shprehur e shqetësuar për vendimin presidentit amerikan Donald Trump, që t’i vendos eksporteve nga Kosova taksën prej 10%.
DhTIK ka theksuar se ky vendim pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit.
“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024, eksportet tona ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftim.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka theksuar se ka kohë që ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë kanalet diplomatike për të mos ndodhur ky vendim.
“Gjithashtu, DhTIK i bënë thirrje qeverisë që t’u dalë në ndihmë bizneseve që atakohen nga ky vendim”, thuhet në njoftim.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi.
Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind. Me të njëjtën tarifë është ‘ndëshkuar’ edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind. Gjithashtu Bosnja dhe Hercegovina do të tarifohen me 35 për qind ndërsa Maqedonia e Veriut me 33 për qind. /Telegrafi/