Presidentja Vjosa Osmani, është takuar sot në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i ka përcjellë urimet për rizgjedhjen në këtë post.
Osmani ka theksuar se Kroacia mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale, si dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë.null
“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, ekonomi dhe çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të Kosovës për të forcuar partneritetet me vendet aleate në rajon dhe më gjerë./Telegrafi/