Fat i keq për Vedat Muriqin, largohet nga ndeshja ndaj Celta Vigos i lënduar

Mallorca po luan ndaj Celta Vigos në shtëpi në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit spanjoll.

Rezultati momental është 1-0 në favor të Mallorcas pasi ata kaluan në epërsi falë një goli të realizuar me kokë nga Martin Valjent në minutën e 30-të.

Sidoqoftë, fat i keq e përcolli sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, i cili u detyrua të largohet nga loja para kohës.

Shkak për këtë u bë një lëndim muskulor që e detyroi atë të largohej nga fusha në minutën e 37-të.

Kujtojmë se Muriqi është njëri ndër lojtarët më të dalluar këtë edicion tek Mallorca me shtatë gola të realizuar dhe dy asistime në 23 ndeshje të zhvilluara.

Deri më tani nuk dihet saktë shkalla e lëndimit, por kjo pritet të konfirmohet nga vet klubi i Mallorcas pas përfundimit të ndeshjes dhe kryerjes së testeve mjekësore./Telegrafi/