Manchester United raportohet se po përcjellë me kujdes një lojtar nga Serie A para transferimit të mundshëm të tij në verë.
Ka qenë një sezon për t’u harruar ky deri më tani për Unitedin, pasi zhgënjimet në Ligën Premier po vazhdojnë.
Me tetë ndeshje të mbetura për t’u luajtur, ‘Djajtë e Kuq’ janë momentalisht në pozitën e 13-të në Ligën Premier, me 36 pikë më pak se lideri Liverpooli.
Para hapjes së afatit kalimtar veror, Unitedi është lidhur me një sërë lojtarësh, duke përfshirë emra si Victor Osimhen, Milos Kerkez dhe Felix Nmecha
Gjatë ditëve të fundit, është raportuar se skautët e Unitedit e kanë monitoruar sulmuesin e Udineses, Lorenzo Lucca.
Siç ka raportuar Sportmediaset, United i është bashkuar disa ekipeve të mëdha në garën për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.

Sipas raportit, në garë për shërbimet e Luccas përveç Unitedit janë edhe dy klubet italiane Inter dhe Napoli.
Për më shumë, Lucca nuk ka një vlerë aq të madhe kartoni dhe kjo do t’i përshtatej për mrekulli planeve të transferimeve të Unitedit.
Sipas vlerësimit të fundit nga Transfermarkt, kartoni i Luccas në treg vlerësohet të jetë rreth 22 milionë euro./Telegrafi