Sot, në varrezat e fshatit Zajm, i dhamë lamtumirën e fundit ish luftëtarit të lirisë, Bajram Morina.
Ai ishte një atdhetar i madh e burrë trim që iu bashkëngjit radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve ‘90-ta dhe luftoi deri në çlirimin e vendit. Mbi të gjitha, Bajramin do ta kujtojmë si një njeri bujar, fisnik, të dashur e të sinqertë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!