Është pak e pazakontë që një vagon të dalë përpara sedanit, por kjo është mënyra se si Audi po prezanton linjën e re A6.
Avant më praktik u prezantua në fillim të marsit dhe do të duhet të presim javën e ardhshme për të parë sedanin, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, imazhet e publikuara së fundmi zbulojnë pak se si do të duket modeli i ri Audi përpara debutimit zyrtar të planifikuar për 15 Prill.
Sa i përket motorit, sedani do të mjaftohet me një motor 2.0 litërsh benzinë turbocharged.
Ashtu si me çdo veturë që ndërron gjenerata, sedani i ardhshëm A6 ndoshta do të jetë më i madh.
Gjithçka që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen te Avant do të jetë në sedan, por me pak më shumë elegancë. /Telegrafi/