Sot katër ‘’pelegrinët’’ serbë që u arrestuan dje në Gjakovë janë sjell në gjykatë.
Të pandehurit Branko Rakiq, Nemanja Vamoviq, Pavle Kragoviq dhe Milovan Steviq janë akuzuar për mbajtjen e armëve të ftohta, një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë, gjatë një vizite në manastiret ortodokse në Kosovë.
Sipas aktakuzës, më 5 prill 2025, ata ishin ndaluar nga policia në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, pas një shkelje të shpejtësisë dhe gjatë kontrollit të automjetit, ishin gjetur armët. Të pandehurit kanë pranuar dëshirën për kontrollin e veturës dhe, pas hetimit, janë zbuluar armët e ftohta, të cilat ata i mbain pa leje.
Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh, ndërsa të pandehurit akuzohen për veprën penale: mbajtje e armëve pa leje, sipas nenit 366 të Kodit penal të Kosovës./Indeksonline/