Arsenali dhe Real Madridi po zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinalen në Ligën e Kampionëve, me përballjen e parë që ka nisur në Emirates.
Para ndeshjes, legjenda franceze e Arsenalit, Thierry Henry, ishte në rolin e analistit afër fushës së lojës.
Lojtarët e të dyja skuadrave dolën në fushë për të kryer nxehjen, ku Mbappe erdhi te Henry për ta takuar.
Pas një përqafimi, francezët shkëbyen një bisedë të shkurtër mes tyre, me Henryn që tregoi se çfarë i tha Mbappes.
“Nuk ia dua aspak të keqen Mbappes, por për sonte i thash: “Të lutem, nuk dua të shoh”, tregon Henry.