Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali, gruaja 54-vjeçarja dyshohet se ka pirë acid klorhidrik.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ajo është gjetur nga familjarët në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vetëdije, por me vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Menjëherë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve që kishte pësuar, merr vesh Gazeta Sinjali.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.