Bella Hadid po bën bujë me rolin e saj të ri në serialin e ardhshëm, “The Beauty”, ku u pa në Paris gjatë xhirimeve me pamje të guximshme dhe të mbuluar me gjak të rremë.
E veshur me një bluzë dhe pantallona lëkure të kuq, modelja 28-vjeçare realizoi skena dramatike përfshirë një aksident motoçiklete.
Roli shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e saj si aktore, pas debutimit në serialin ‘Ramy’.

“The Beauty” vjen nga krijuesi Ryan Murphy dhe bazohet në një roman grafik të vitit 2016 që paraqet një botë të shtrembër ku një sëmundje seksualisht e transmetueshme i bën njerëzit fizikisht të bukur.
Deri më tani, në kastin e serialit përfshihen emra si Evan Peters, Ashton Kutcher dhe Anthony Ramos.
Përveç angazhimeve profesionale, Bella përjetoi edhe një incident personal gjatë qëndrimit në Paris, ku thuhet se pati një përplasje verbale me mikun e saj të vjetër Fai Khadra gjatë një feste të Javës së Modës.
Dëshmitarët tregojnë për një debat të tensionuar, ku Hadid i kërkonte Khadra-s të largohej, duke përshkruar situatën si të pakëndshme dhe armiqësore. Përfaqësuesit e të dyve nuk kanë dhënë ende koment. /Telegrafi/