Dukagjini dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Klinasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje me një formë të përzier, por pas fitores në ndeshjen e fundit synojnë tri pikët e radhës për t’iu larguar zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje me një formë më të lartë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, kështu që synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

DukagjiniMargono; Sinani, Syla, Basri, Neziri; Isufi, Hugo, Morina, Pefqeli; Mërlaku, Berisha;

BallkaniIljazi; Smajli, Jashanica, Halili, Potoku; Ismajlgeci, Queven; Tolaj, Giovanni, Kryeziu; Adetunji;