Hansi Flick cakton datën se kur do të largohet nga Barcelona

Në javët e fundit, ka pasur thashetheme të shumta mbi të ardhmen e Hansi Flick si trajner i Barcelonës.

Veçanërisht, pati raportimet se bisedimet mes klubit katalanas dhe trajnerit të tyre sa i përket rinovimit të kontratës përtej vitit 2026, kur edhe skadon, tashmë janë zhvilluar.

Flick ka komentuar në lidhje me këtë çështje në ditët e fundit dhe teksa ai ka shtuar se nuk po mendon shumë larg për të ardhmen, një raportim nga Relevo e ka justifikuar qëndrimin e tij dhe kjo ka të bëjë me presidentin Joan Laporta.

Flick është tejet besnik ndaj Laportas, mandati presidencial i të cilit skadon në 2026. Dhe ai është i friksëuar që të përkushtohet përtej kontratës së tij aktuale, pasi është i pasigurt nëse do të kishte mbështetjen e kandidatëve të tjerë për president të Barcelonës.

Nëse Flick do të nënshkruante një kontratë të re, do të ishte një rinovim prej një viti që do ta mbante atë në Spanjë deri në fund të sezonit 2026/2027.

Dhe sipas raportimit, pikërisht atëherë gjermani po planifikon t’i jap fund aventurës si trajner i Barcelonës dhe idea e tij në këtë fazë është që t’i drejtojë blaugranasit vetëm për tri vite.

Vlen të theksohet se Flick i cili është 60-vjeçar, po planifikon të pensionohet sapo të marrë fund aventura e tij me Barcelonën, pasi ai nuk ka dëshirë të vazhdojë të menaxhojë ndonjë klub tjetër apo kombëtare./Telegrafi/