Mbi 51 mijë euro janë gjetur ditën e marte tek katër shtetas të Serbisë, të cilët ishin duke kaluar në pikëkalimin kufitar Merdar.
Policia njofton se ata në çantat e tyre kishin më shumë se nga 10 mijë euro, veç e veç.
“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë rast veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore./Telegrafi/