Bëhet virale një video e Bleros duke kënduar live ‘tallava’

Blero Muharremi ka vite të shumta në skenë dhe është konsideruar si një nga artistët më të mirë.

Ai tashmë ka krijuar hite të shumta e po vazhdon të jetë goxha aktiv në muzikë.

Veç kësaj, artisti shqiptar është mjaft i pranishëm edhe me ahengje e mbrëmje të ndryshme.

Së fundmi është bërë virale një video e këngëtarit në fjalë, ku shihet duke performuar në zhanrin tallava.

Shumë e kanë cilësuar si dështim për performanca live, në komentet që janë bërë në platforma si TokTok-u.

Duket se ai nuk i përket këtij lloj zhanri dhe për këtë mund të mos jetë i përgatitur në ato që i kërkon publiku.

Sido që të jetë, ai ka një bagazh të gjatë artistik dhe numëron fansa të shumtë. /Telegrafi/

https://www.tiktok.com/t/ZP8jHAXNE/