Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminuar nga Arsenali, shkak një lojtar

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka kritikuar lojën e bashkëlojtarëve të tij pasi kampionët aktualë të Ligës së Kampionëve humbën me meritë mbrëmë nga Arsenali me rezultat 1-2 dhe u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Klubi londinez mbërriti në Santiago Bernabeu me një avantazh 3-0 nga ndeshja e parë në Emirates dhe mund ta rriste atë avantazh në pjesën e parë nëse Courtois nuk do ta priste penalltinë e ekzekutuar keq nga Bukaya Saka.

“Megjithëse në pjesën e parë menduam se gjithçka do të ishte e hapur për të shënuar golin e parë, në fund ata shënuan të parët. Ne reaguam shpejt, vazhduam të besojmë, por nuk ishim specifik në sulm. Nuk mendoj se Raya duhej të mbronte ndonjë rast serioz. Humbëm nga një Arsenal më i mirë dhe duhet ta pranojmë këtë”, ka thënë fillimisht Courtois.

“Në fund të ditës, ata janë një ekip që mbrohet mirë, janë të organizuar, bëjnë presion të mirë dhe është e vështirë të gjesh hapësirë. Ne hodhëm shumë topa, por këtë vit nuk kemi Joselu, një sulmues klasik në zonën e penalltisë”.

“Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të përmirësojmë. Kemi ende shumë sezon përpara nesh, luftën për Kupën e Botës për Klube. Ishte mirë të besoja në rikthim, shpresoj se mund t’u sjellim akoma pak gëzim këtë sezon”, përfundoi portieri belg.

Kujtojmë se Joselu shënoi dy gola ndaj Bayern Munichut sezonin e kaluar në një përmbysje të madhe ndaj klubit gjerman për të hyrë në finale, ndërsa sot luan për Al-Gharafa. /Telegrafi/