Pas një mungese të gjatë prej pak më shumë se 8 muajsh, pas një lëndimi të rëndë ku kishte këputur ligamentin, mbrojtësi ynë luftarak është sërish aty ku e ka vendin.
Iseni tash e disa ditë është duke stërvitur me ekipin dhe do të jetë në dispozicion që nga ndeshja e ardhshme.
Padyshim se rikthimi i tij është më shumë se një lajm – është një motivim për të gjithë ekipin dhe tifozët.
Mirë se u ktheve, Besir! Bashkë deri në fund!