26 VJETORI I RËNIES SË FATON GASHIT DHE MILAZIM MAVRAJ

28 prilli i vitit 1999 ishte ditë e rëndë për familjen Mavraj, për mua si nip i familjes Mavraj dhe për luftëtarët e UÇK-së. Pikërisht në këtë ditë, 26 vjet më parë, ra heroikisht në altarin e lirisë djali i dajës, Milazim Mavraj – “Çeçeni”. Dhimbjen për humbjen e tij tash e 26 vjet na mposhtë krenaria për atdhedashurinë që kishte Milazimi, guximin, heroizmin e sakrificën e treguar nga ai për lirinë që ne sot e gëzojmë. Sot, në përvjetorin e njëzetegjashtë të rënies heroike të tij, bashkë me bashkëpunëtorë, veteranë të luftës, veprimtarë, familjarë e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora lulesh pranë bustit të tij.

Ai u flijua për lirinë e Kosovës më 28 prill 1999 në Kosharën heroike, ku morën pjesë si dhe ranë heroikisht djemtë e vajzat më të mira të kombit, të cilët luftuan trimërisht për liri dhe atdhe.

Po ashtu, në të njëjtën ditë, në Monopolc të Shtimës, ra heroikisht dëshmori i kombit Faton Gashi nga Sferka.

Përulemi para veprave heroike të dëshmorëve të kombit!

LAVDI!