Është marrë si e mirëqenë që Trent Alexander-Arnold do t’i bashkohet Real Madridit, të cilët po përgatiten për ardhjen e tij.
Liverpooli dëshpërimisht po përpiqet që ta bind atë të nënshkruajë një kontratë të re, por duket e paevitueshme që ai do të bëjë lëvizjen në ‘Santiago Bernabeu’ në verë, atje ku do t’i bashkohej mikut të tij të ngushtë Jude Bellingham.
Kontrata aktuale e Alexander-Arnold skadon më 30 qershor, pas së cilës ai do të jetë i lirë për t’iu bashkuar Real Madridit. Por ka një mundësi që ai do të arrijë në kryeqytetin spanjoll para kësaj date.
Kjo për shkak të formatit të ri të Kupës së Botës për Klube që do të nis këtë verë dhe Real Madridi është një nga klubet e përfshira.