Haki Abazi me aksion simbolik para Qeverisë “Mashtrimi nuk duhet të normalizohet, rritja e çmimit të energjisë e bën jetën e shtrenjtë”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka shprehur sot pakënaqësinë e tij pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Abazi ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, e ku shihet se ka realizuar një aksion kundër rritjes prej 16.1 përqind.

Në video ai shihet duke bërë disa mbishkrime në objektin e Qeverisë.

Sipër videos, ai ka shkruar “Mashtrimi nuk duhet të normalizohet, rritja e çmimit të energjisë e bën jetën e shtrenjtë”.

Ndryshe, qytetarët nga data 1 maj, do të përballen me tarifa të reja për energjinë elektrike. Shtrenjtimi ka ndodhur prej 16.1 përqind.