Ndërpritet seanca konstituive, vazhdon të hënën

Deputetët e Kosovës mblidhen sot në tentativën e dhjetë për konstituim të Kuvendit. 

LVV pritet që për herë të shtatë për kryeparlamentare ta prezantojë Albulena Haxhiun, e cila nuk po merr përkrahje nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngelur në këtë pikë, të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt 2025 dhe ende nuk kemi Kuvend të konstituuar.

Telegrafi.com do të ju mbajë të informuar në kohë reale me të gjitha zhvillimet sot në Kuvend. /Telegrafi/

Postet:

Mbylle

8 poste 

Listo sipas 

 Para 57 min 

Ndërpritet seanca, vazhdon të hënën

Me 54 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari për Komision zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e që do të mundësonte votimin e fshehtë.

Pasi nuk i kaloi propozimi për formimin e Komisionit, Dehari ndërpreu seancën konstituive.

Ai theksoi se seanca do të vazhdojë të hënën, në ora 10:00.