MBI 600 000 EURO INVESTIME TË REJA NË KLINË

Kryetari i komunes se klines Zenun Elezaj me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi, kanë nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit për bashkëfinancimin e dy projekteve të reja infrastrukturore në Klinë.

Me këtë bashkëpunim me MMPHI do të bëhet bashkëfinancimi i:

  • Projektit për asfaltimin e rrugës Klinë-Shtupel-Binxhë-Grabc, në vlerë prej 340 000 euro, ku 80 000 euro do të financohen nga buxheti i komunës, ndërsa 260 000 nga buxheti i ministrisë dhe
  • Projekti për riasfaltimin e rrugës në Sferkë, në vlerë prej prej 240 000 euro, ku 100 000 euro do të financohen nga buxheti i komunës, ndërsa 140 000 nga buxheti i ministrisë.