Dukagjini dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.
Mysafirët e nisën më mirë takimin, duke shënuar me Leotrim Kryeziun, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Dukagjini provoi me Mërgim Pefqelin, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Edhe në pjesën e dytë, të dy skuadrat kishin tastet e tyre, me Prishtinën që provoi me Alex Gnapin, por sulmuesi u vonua në fund.
Dukagjini ka mundur të shënojë lehtë, por Victor Hugo gaboi në dy raste, ndërsa Isufi u vonua në një rast të mirë që kishte.
Prishtina ka mundur t’i marr tri pikët në kohën shtesë, por gjuajtja e Alban Shillovës u ndal nga shtylla, ndërsa nga topi i kthyer Dashmir Elezi gjuajti në trup të portierit.
Pas kësaj ndeshje, Prishtina ka 44 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Dukagjini është i shtati me 42 pikë. /Telegrafi/