RINOVOHET SHKOLLA “DËSHMORËT E KOMBIT” NË ÇABIQ, FILLON PROCESIN MËSIMOR ME NJË NDËRRIM

Në kuadër të investimeve në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, kemi investuar në rinovimin e objektit të shkollës “Dëshmorët e kombit” në Çabiq, projekt në vlerë rreth 30 000 euro.
Bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kemi vizituar shkollën dhe kemi parë nga afër realizimin e punimeve dhe po ashtu kemi diskutuar edhe për nevojat e reja për investime.

Me investimin që kemi bërë dhe ndryshimet në hapësirat e brendshme të shkollës është bërë e mundur që procesi mësimor të zhvillohet vetëm në një ndërrim, çka ndikon edhe në uljen e shpenzimeve nga buxheti i komunës në të ardhmen si dhe janë krijuar kushte më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.