Pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në orët e vona të natës në rrugën B në Prishtinë, është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Në një përgjigje për Telegrafin, zyra për informim e Prokurorisë bëri të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas tyre, deri më tani nuk ka persona të arrestuar.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se në rrugën B është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”,