Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e 15-të.
Sikurse në seancat e fundit, edhe në këtë Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.
Për kanë votuar 56 deputetë, një kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca e radhës është caktuar për të enjte në orën 10:00.
Ndryshe, kjo seancë filloi me një minutë heshtje për të përkujtuar 44 vjetorin e rënies heroike të Tahir Mehës. /Telegrafi/