Albin Kurti: Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdarës.

Ai theksoi se ky veprim është një tjetër dëshmi e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës, që nuk ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve të fqinjësisë.

Kurti ka kërkuar që praktikat e tilla të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar, duke theksuar nevojën për të mbrojtur qytetarët kosovarë nga keqtrajtimi dhe frikësimi.

Ai ka përgëzuar reagimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe shteteve partnere, duke i uruar Gramos Agushollit qëndrim të mbarë në Lubjanë.