Ish-deputeti i ndaluar i VV-së në Serbi, Gramos Agusholli po udhëtonte drejt Sllovenisë

26/05/2025 15:46

Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se Agusholli u ndalua “ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë”.

MPJ tha se “ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin”.