26/05/2025 15:07

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thyer heshtjen mbi videon që u bë virale në rrjete sociale, ku dukej se bashkëshortja e tij, Briggite, “e godet atë në fytyrë”, ndërsa çifti ishte duke mbërritur në Vietnam, një turne në Azinë Juglindore.
Në video, Brigitte Macron duket se e shtyn burrin e saj “me shuplakë në fytyrë,” përpara se ai të zbriste nga aeroplani presidencial, duke bërë që ai të tërhiqej një hap pas.
Ajo duket se për një moment mbetet e fshehur, derisa çifti më pas dalin bashkë.