Burri në Klinë e bën për spital gruan e tij

09:18 | 15 June 2025 Autori: klinainfo.com

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së premtes në Klinë.

Siç njofton policia, një burrë e ka rrahur gruan e tij, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.