25/06/2025 09:49

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga darka e familjes mbretërore për liderët e NATO-s
“FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s”, shkruan Rama bashkangjitur fotos së publikuar në Facebook.
Liderët e vendeve anëtare të Aleancës, janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të samitit.
Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.