E diel, 27 Korrik, 2025
19.9 C
Klina

Trump po përgatit një paketë masash për mbështetjen e zhvillimit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale – zbulohen detaje

Administrata e Donald Trump po përgatit një paketë masash ekzekutive për të rritur furnizimin me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (IA).

Kërkesa për energji nga qendrat e të dhënave të IA-së pritet të rritet shumë, duke vënë presion mbi rrjetet ekzistuese të energjisë.

Dhe ndër masat e propozuara janë lehtësimi i lidhjes së projekteve të reja energjetike me rrjetin elektrik dhe sigurimi i tokës federale për ndërtimin e këtyre qendrave të të dhënave, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu po shqyrtohet thjeshtimi i lejeve për ndërtimin e qendrave të të dhënave me një leje kombëtare nën Aktin për Ujin e Pastër.

Në janar, Trump zhvilloi një takim me drejtues të kompanive teknologjike për të promovuar Projektin Stargate, i cili synon ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe krijimin e më shumë se 100,000 vendeve të punës.

Administrata synon të përgatisë një Plan Veprimi për IA-në deri më 23 korrik dhe po planifikon të shpallë atë datë si “Dita e Veprimit për IA”.

Rritja e kërkesës për energji pritet të jetë pesë herë më e madhe se parashikimet e mëparshme deri në vitin 2029. /Telegrafi/

Top Lajme