NJOFTIM NGA KOMPANIA “AMBIENTI” PËR NDRYSHIM TË PËRKOHSHËM TË ORARIT TË GRUMBULLIMIT TË MBETURINAVE
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë, njofton të gjithë konsumatorët se, për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës lidhur me temperaturat e larta, grumbullimi i mbeturinave do të bëhet nga ora 06:00 deri në ora 11:00 paradite.
Luten të gjithë qytetarët që kontejnerët familjarë t’i vendosin para shtëpive një ditë më parë në mbrëmje, ose më së voni deri në orën 06:00 të mëngjesit, në ditën e grumbullimit. Në rast se mbeturinat nuk mblidhen brenda këtij orari, grumbullimi do të vazhdojë pas orës 16:00.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë, ju falënderon për mirëkuptimin dhe besimin tuaj.