E diel, 27 Korrik, 2025
18.3 C
Klina

Paris Guri i bën thirrje Pacollit pas raportimeve për burrin e saj: Fitore kthej 252 mijë euro

23/07/2025 23:09

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas raportimit se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Guri i ka kërkuar deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, kthimin e 252 mijë eurove, pasi përfitues të subvencioneve kanë qenë edhe vëllai e daja i saj.

“Burri i Fitore Pacollit i ka marrë 52 mijë euro prej ministrisë së Kulturës. Fitore kthej 252 mijë euro!”, tha ai.

Top Lajme