E diel, 27 Korrik, 2025
22.2 C
Klina

Mërgimtarët terrorizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e Insajderit, duke pretenduar se pamjet janë incizuar në fshatin Vrellë të Istogut.

Sipas tij, ai ndodhej në veturë bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre, kur papritmas një veturë me targa të një shteti evropian ka bërë një tejkalim të rrezikshëm, duke vënë në rrezik sigurinë e familjes së tij.

Qytetari thotë se, pasi personat në veturën që bëri tejkalimin e vunë re se ai po i xhironte, kanë dalë nga vetura dhe e kanë kërcënuar. Sipas tij, kjo situatë ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh tek ai dhe familja.

Ai ka deklaruar për Insajderin se ka njoftuar edhe Policinë lidhur me këtë incident.

Top Lajme