E hënë, 28 Korrik, 2025
17.8 C
Klina

Albion Rrahmani shënon super gol në fitoren e Sparta Pragës

Sparta Praga ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të kampionatit çek, duke mposhtur ekipin e Mlada Boleslav me rezultat 3-2., ku në qendër të vëmendjes këtë herë ishte sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani.

Në minutën e 22-të të ndeshjes, Rrahmani shënoi një gol spektakolar me një goditje akrobatike, duke i dhënë avantazhin Spartës dhe duke ngritur në këmbë tifozët në stadium.

Ky ishte goli i tij i parë për këtë sezon, një rikthim domethënës pas vështirësive fizike dhe formës së paqëndrueshme që e shoqëruan sezonin e kaluar.

Forma e treguar në këtë ndeshje tregon se Rrahmani është rikthyer në nivelin që pritet prej tij dhe është gati të marrë mbi supe barrën e repartit ofensiv të Spartës në një sezon ku objektivat janë të mëdha.

Për paraqitjen e tij ndaj Mlada Boleslav, Rrahmani mori notën 8.1 nga SofaScore, duke qenë një ndër më të mirët në fushë.

Top Lajme