E diel, 27 Korrik, 2025
29.3 C
Klina

Rrëzohet vinçi në Ferizaj, vdes një 27-vjeçar dhe lëndohet një tjetër

Një 27-vjeçar ka humbur jetën të shtunën në Ferizaj, pasi është rrëzuar nga një mjet pune – autovinç.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45.

“Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, tha ai.

Veseli shtoi tutje se me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Top Lajme