28.07.2025 15:26

Foto nga vendi ku po kërkohet trupi i 33-vjeçarit
Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit, i cili pasditën e së dielës u hodh në Liqenin e Ujmanit.
Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar nga dita e djeshme për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai.
Operacioni për gjetjen e tij po vazhdon ende, njofton Klankosova.tv.
Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, dhanë detaje rreth kërkimeve që po zhvillohen për Klankosova.tv.
“Ende nuk kemi asnjë gjurmë. Thellësia në Liqen është e madhe. Kërkimet janë duke vazhduar.Aktualisht po kemi vështirësi në mbushjen e bocave të oksigjenit. Posa ti mbushim ato, do ta vazhdojmë zhytjen”,