Joe Haliti, një shqiptaro-amerikan dhe pronar i restorantit të njohur Joe’s Italian Restaurant në Conroe, Texas, ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm humanizmi dhe përkushtimi ndaj komunitetit. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, restoranti i tij ka dhuruar mbi 200,000 vakte për punonjës të shëndetësisë, forcat e rendit, mësues, të moshuar dhe familje në nevojë – një kontribut që tejkalon shifrat dhe prek zemrat.
Sot, më 28 korrik 2025, Joe dhe ekipi i tij organizuan një tjetër ngjarje madhështore – një Drive për rikthimin në shkollë, ku u shpërndanë 800 çanta shkolle të mbushura me mjete shkollore dhe 1,100 vakte të ngrohta, duke ndihmuar qindra familje në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ngjarja u bë e mundur falë bashkëpunimit me shumë liderë lokalë, përfshirë:
Senatorin Brandon Creighton,
Kryetarin e Bashkisë Duke Coon,
Anëtaren e Bordit të CISD, Lindsay Dawson,
Prokurorin e Qarkut, Brett Ligon,
Sherifin Wesley Doolittle,
Gjykatësin Wayne Mack,
Zëvendës Kryetarin e Bashkisë, Harry Hardman,
Guaranty Bank and Trust,
Konstablin Philip Cash,
Konstablin Rowdy Hayden,
Shefin e Policisë së Conroe, Buckholtz,
James McIntyre nga MMG Redevelopment LLC,
Ekipin e Kongresmenit Morgan Luttrell,
si dhe dhjetëra vullnetarë, të cilët treguan vlerat më të mira të bashkëpunimit dhe solidaritetit.
“Jam krenar që, si shqiptar, kam mundur të kontribuoj për komunitetin tim dhe të ndihmoj ata që kanë më shumë nevojë,” – tha Joe Haliti. “Që nga COVID-i e deri sot, kam parë fuqinë e vërtetë të unitetit dhe dashamirësisë.”

