E martë, 29 Korrik, 2025
18.1 C
Klina

Sunny Hill Festival ‘pushton’ Prishtinën

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë.

Akomodimi është bërë një sfidë më vete, mbi 95 për qind e apartamenteve janë të zëna në Booking.com, ndërsa edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë.

Të apasionuarit pas muzikës dhe fansat e festivalit kanë vërshuar platformat e rezervimeve për të siguruar vendin e tyre në këtë ngjarje që pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.

Sunny Hill, themeluar nga Dua dhe babai i saj Dukagjin Lipa, nuk është më thjesht një festival – është një fenomen kulturor që çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe bota.

Përveç muzikës, festivali sjell energji, jetë nate, aktivitete paralele, por mbi të gjitha, një gjallërim ekonomik të ndjeshëm për qytetin pritës.

Me datat që po afrojnë dhe fluksin që s’ka ndërmend të ndalet, tani është momenti i fundit për të rezervuar akomodimin, meqë kanë mbetur edhe shumë pak prej tyre.

Në ndërkohë, këngëtarja me famë botërore do të ngjitet në skenë në natën e parë (e premte), duke e kthyer hapjen në një spektakël që pritet të ndezë publikun si kurrë më parë. /Telegrafi/

Top Lajme