E hënë,2,Mars,2026
3.1 C
Klina

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” starton në Klinë me thirrje për barazi dhe kundër dhunës gjinore

Në atmosferë solidariteti e përkushtimi, Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Komunës së Klinës hapi sot zyrtarisht fushatën ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Bazë Gjinore”.

Në hapjen e këtij aktiviteti morën pjesë nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, dhe zyrtarja për barazi gjinore, znj. Vitore Shala, të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët në luftën kundër dhunës në familje.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe gra nga institucione komunale dhe përfaqësuese të shoqërisë civile, të cilat me praninë e tyre dërguan një mesazh të fortë për barazi, respekt dhe mbështetje ndaj grave dhe vajzave.

Pas takimit, pjesëmarrëset zhvilluan një parakalim simbolik në rrugët e qytetit të Klinës, duke bartur pankarta me mesazhe ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës dhe fuqizimin e grave në komunitet.

Ky aktivitet, i organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Komunën e Klinës, shënon fillimin e një sërë ngjarjesh që do të zhvillohen gjatë 16 ditëve të ardhshme, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Votohet Qeveria “Kurti 3”

 11.02.2026 22:30 Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin...

Aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës

 09.02.2026 17:39 Foto: Klinainfo Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e...

Shembull pozitiv: banorët e Ujmirës veprojnë për fshatin

Banorët e fshatit Ujmir kanë marrë iniciativë për të...

Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva,në afërsi të Siqeves

 20.01.2026 11:24 Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga...

Rinumërimi i votave: Dalin rezultatet e para, prin VV-ja

 13.01.2026 21:43 Ka nisur rinumërimi i votave të 914 vendvotimeve. Komisioni...

Dr. Sc. Qemajl Sejdiu emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Arsimit në Klinë

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Klinës, Dr....

Vërshimet në Klinë, Elezaj: Në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar

INDEKSONLINE E Mërkurë, 07 Janar 2026 17:37 Kryetari i Komunës së...
spot_img

Lajme të ngjashme