Pas një serie ndeshjesh të forta dhe përballjesh të vështira, këtë fundjavë Dukagjini do të kërkojë të rikthehet te fitorja para tifozëve të vet.
Të dielën, më 2 nëntor 2025, në ora 13:00, stadiumi “18 Qershori” në Klinë do të jetë skena e duelit të javës së dymbëdhjetë në AlbiMall Superligë, ku Dukagjini pret Malishevën.
Sfida pritet të jetë e ngarkuar me intensitet dhe emocione, pasi të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta për të marrë rezultat pozitiv.
Dukagjini, i udhëhequr nga motivimi dhe mbështetja e tifozëve të shumtë, do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të siguruar tri pikë të vlefshme në vazhdën e kampionatit.
Ekipi ka zhvilluar përgatitjet e duhura dhe është i vendosur të japë maksimumin për të vazhduar serinë e paraqitjeve të mira.
