E premte,17,Prill,2026
19.9 C
Klina

VETËVENDOSJE! Klinë kundër “koalicionit” të interesave personale

Klinë, 7 nëntor 2025 — Lëvizja VETËVENDOSJE! në Klinë ka reaguar ashpër ndaj një koalicioni të ri, të cilin e cilëson si “të turpshëm” dhe të ndërtuar vetëm mbi interesa personale. Në një njoftim zyrtar, Qendra e Lëvizjes në Klinë thekson se ky grup individësh nuk përfaqëson idetë dhe vlerat e VETËVENDOSJE!-s, por “vetëm vetveten dhe ambiciet e tyre të ulëta”.

Sipas njoftimit, personat në fjalë “kanë punuar prej kohësh për ta dëmtuar dhe përçarë qendrën” dhe tani “po përpiqen ta shfrytëzojnë emrin e Lëvizjes për pazare e përfitime personale”.

“Kësaj here gjithçka është e qartë: këta njerëz s’kanë as moral politik, as ndershmëri, as lidhje me idealin për të cilin ne punojmë çdo ditë,” — thuhet në reagim.

Në deklaratë, Lëvizja i krahason këta individë me “një PSD të dytë”, duke thënë se, ashtu si ata që dikur tentuan të dëmtonin Lëvizjen nga brenda, “edhe këta do të kenë të njëjtin fat, sepse qytetarët e Klinës i njohin mirë dhe nuk mashtrohen më.”

VETËVENDOSJE! Klinë rithekson se nuk udhëhiqet nga pazaret politike, por nga parimet dhe ideali për drejtësi e barazi.

“Ne nuk punojmë për karrige, por për drejtësi dhe barazi. Dhe askush, sado i zhurmshëm të jetë, nuk mund ta ndalë këtë,” — thuhet më tej në reagim.

Në fund, Qendra njofton se do të hapen procedura disiplinore ndaj personave të përfshirë dhe se do të ndërmerren “të gjitha veprimet e nevojshme sipas statuteve dhe rregullave të Lëvizjes”.


Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Klinë

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

U rrëzua në tokë, vdes një 36-vjeçar në Shtime – Policia po e heton rastin

 13.04.2026 21:11 Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën...

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vetaksidenti me fatalitet (FOTO)

 13.04.2026 08:38 Një person e ka humbur jetën si pasojë...

Vetaksident në Istog, vdes një person

 13.04.2026 08:10 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin...

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

 09.04.2026 10:28 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë,...

Tragjike: Vdes një punëtor pasi u godit nga dërrasat në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...
spot_img

Lajme të ngjashme