Zenun Elezaj konfirmohet si Kryetar i Klinës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar
Zenun Elezaj është konfirmuar si Kryetar i Komunës së Klinës për edhe një mandat katërvjeçar, pas përfundimit të procesit zgjedhor të mbajtur sot.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) Elezaj ka siguruar shumicën e votave, duke fituar besimin e qytetarëve të Klinës për të vazhduar drejtimin e komunës edhe në periudhën 2025–2029.
Procesi zgjedhor në Komunën e Klinës është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të raportuara serioze. Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, Elezaj pritet të nisë zyrtarisht mandatin e tij të ri.
