Në këtë garë morën pjesë 12 shkolla gjithsej, nga Peja, Deçani dhe Klina. Në mesin e një konkurrence të fortë, Anisa arriti të renditet e dyta, duke sjellë një rezultat shumë të mirë për shkollën tonë.
Ajo ishte e shoqëruar nga arsimtarja Arjeta Muqaj Millaku, e cila e mbështeti gjatë gjithë përgatitjeve.
Ky është një sukses që na bën krenarë. Anisës i dëshirojmë edhe më shumë arritje në të ardhmen!
