Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bëri të ditur se me Sokol Bashotën ka një jetë të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi, ndërsa vizita e tij në Drenas ishte shumë e mirëseardhur.
Sipas Lladrovcit, gjatë takimit zhvilluan një diskutim miqësor për të tashmen, arritjet dhe sfidat, ndërsa në veçanti folën edhe për aktualitetin politik në vend.
“Politika nuk është llotari”, u shpreh Lladrovci.
