E hënë, 28 Korrik, 2025
27.2 C
Klina

Real Madridi barazon me pikë Barcelonën, shkëlqen Mbappe

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Leganesit me shifrat 3:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Në pjesën e parë, skuadra vendase ishte në disavantazh prej 1:2, Golat në pjesën e parë për Leganesin i shënuan: Garcia dhe Raba. Kurse në 45 minutëshin e parë për Realin shënoi Kylian Mbappe.

Në pjesën e dytë, ekipi i Carlo Ancelottit shënoi edhe dy herë tjera. Fillimisht mesfushori anglez, Jude Bellingham barazoi në 2:2 dhe më pas për 3:2 shënoi Kylian Mbappe.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e dytë, aq ka edhe Barcelona (63), por me një ndeshje më pak.

Top Lajme