Vendoset gurthemeli për Qendrën Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe Personat me Aftësi të Kufizuara

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, sot në Graçanicë është vendosur  gurthemeli i Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim – projekti më i madh i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka shkruar se sot shënuan fillimin e një mega projekti.

“Sot vendosëm gurthemelin e një ëndrre të madhe – Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe Personat me Aftësi të Kufizuara. Në praninë e shumë qytetarëve, donatorëve dhe miqve të shoqatës sonë, me emocione të mëdha dhe gëzim të veçantë, shënuam fillimin e këtij mega projekti që do të sjellë dritë dhe shpresë për ata që kanë më së shumti nevojë”, ka pohuar ai.

Kastrati thotë se ky projekt është një amanet i madh dhe një përgjegjësi e shenjtë për ne.

“E lusim Zotin të na lehtësojë këtë rrugëtim dhe të na mundësojë ta realizojmë me sukses këtë vepër që do t’u shërbejë brezave! Na priftë e mbara! Me zemër plot mirënjohje, lusim Zotin që të gjithë ata që kontribuuan, po kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në këtë vepër të madhe t’i shpërblejë me mirësi, begati dhe shëndet! Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, shkruan Kastrati. /Telegrafi/