Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes fillimisht në këmbë dhe nuk ka indikacione se ata kanë ikur me automjet.
“Nuk kemi ndikacion se ai gjatë punës së tij si zyrtar policor të ketë pasur ndonjë problem me procedurat që i ka zhvilluar për hetimin e çështjeve penale apo që do të kishte probleme personale që do të na zbardhte neve motivet e vrasjes”, ka thënë Burim Çerkini, Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj.
Çerkini ka thënë se në vend ngjarje është gjetur vetëm arma e policit të vrarë.
Janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 milimetra. Nuk është hasur arma e dorasëve në vendin e ngjarjes. Aty është gjetur arma e zyrtarit policor si dhe municioni”, ka thënë kryeprokurori.